Tiranë/Vijon plani operacional për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u kapën 2 shtetas në kërkim, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, Strukturat e DVP Tiranë bën të mundur kapjen e 2 shtetasve në kërkim, konkretisht:
-Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën e ndaluan shtetasin K. S., 22 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’’;
-Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, kapi shtetasin F. H., 54 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Fier.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅