Tiranë – Fnalizohet operacioni antidrogë “Frekuentuesit”

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në lokalet e natës.

Operacioni nga Antidroga në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1

Arrestohen në flagrancë tre persona

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë dhe 3.7 kg pluhur i dyshuar përzierës për Kokainën

Në bazë të planit të masave të hartuar nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në DVP Tiranë, në kuadër të goditjes e dokumentimit ligjor të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shpërndarjes dhe përshtatjes për përdorim droge të lokaleve të natës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Frekuentuesit”, ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– M. I., 35 vjeç, banues në Tiranë;

– G. XH., 43 vjeç, banues në Tiranë

– E. F., 22 vjeç banues në Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, është marrë informacion në rrugë operative se në rrugën “Budi”, Tiranë, në katin e parë të një pallati, ndodhet një ambient, ku në bazë të informacioneve dyshohej se persona të ndryshëm e frekuentonin këtë ambient duke tregtuar dhe pirë lëndë narkotike Kokainë.

Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni, duke ushtruar kontroll në ambjentet e lokalit, ku si rezulat këtyre shtetasve iu gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, si dhe nga kontrolli i mëtejshëm i ambienteve u gjet dhe u sekuestrua dhe 3.7 kilogramë pluhur i dyshuar përzierës për Kokainën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe prova të tjera ligjore që do shërbejnë për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, të cilët janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim