Tiranë/Arrestohen 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. B., 34 vjeç banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në orën 19:00, te liqeni artificial, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasit A. M., 50 vjeç dhe R. C., 26 vjeç. Gjatë konfliktit, shtetasi R. C. është rrëzuar në një shkallë betoni dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin P. F., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, në prezencë të një shtetaseje të mitur (fqinja e tij).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
- D. H., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata;
- F. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Vorë, pasi dyshohet se ka vjedhur shuma të ndryshme parash në dy banesa në Vorë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
- Xh. Y., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në orën 14:00, në rrugën “Dritan Hoxha”, automjeti tip “Benz” që e drejtonte pa leje drejtimi, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. P., 25 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi është ekzekutuar edhe vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”;
- A. V., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka përplasur nga pas automjetin e ndaluar tip “BMË” me drejtues shtetasin M. H., dhe nga spostimi, automjeti tip “BMË” ka goditur një automjet tjetër të ndaluar. Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. H., e cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
– E. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me bordurën anësore të rrugës, me pasojë vetëm dëme materiale.
Ditën e djeshme, rreth orës 15:35, në Valias, 2 shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi të fortë në dukje armë zjarri, i kanë vjedhur disa aksesorë floriri, (porosi të bëra online), shtetasit L. B., 22 vjeç, punonjës i një argjendarie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.