Tepelenë – Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informaconet e marra në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Endri Kokona, 24 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë. Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 7 muaj burgim.

Në datën 04.07.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. I.

Materialet në ngarkim të shtetasit Endri Kokona i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.