Të monitoruar në çdo kohë! Respektoni rregullat e qarkullimit

Tiranë

Rregullimi i qarkullimit, si në qëndrat e banuara dhe jashtë saj bëhet mbi bazën e studimeve dhe ndryshimeve të infrastrukturës rrugore me qëllim sigurinë e trafikut dhe krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Gjithashtu jemi në një stinë, ku drejtuesit e çiklomotorrëve dhe motomjeteve, mendojnë më shumë për flokët sesa për kokën e tyre, duke drejtuar mjetet me dy rrota të madhësive të ndryshme, pa vendosur kaskën mbrojtëse.

Nga ana tjetër, krahas punonjësve të Policisë Rrugore qëndrojnë edhe qytetarët e ndershëm, aleati më i rëndësishëm i Policisë së Shtetit, të cilët nuk tolerojnë shkeljet e Kodit Rrugor nga drejtuesit e mjeteve, duke i raportuar këta të fundit me video e foto në Komisariatin Dixhital e në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale.

#RespektoRregullateQarkullimitUdhëtoiSigurtë#