SHPALLEN REZULTATET PERFUNDIMTARE TË PROCESIT TË KONKURRIMIT PËR NDJEKJEN E KOLEGJIT PROFESIONAL TË POLICISË, PËR PATRULLË TË PËRGJITHSHME.
Në përfundim të kunkurrimit të hapur me urdhër nr. 899, datë 01.07.2024, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Për hapjen e fazës së aplikimeve për konkurrim, për pranim në funksione të rolit zbatues në Policinë e Shtetit”, Komisioni i Pranimit, bazuar në vendimin nr.190, datë 15.01.2025, njofton shpalljen e rezultateve përfundimtare në rend zbritës, të procesit të konkurrimit për pranim për ndjekjen e Kolegjit Profesional, për Patrullë të Përgjithshme.
Nga ky proces kualifikohen aplikantët të cilët kanë përfunduar me sukses procesin e verifikimit të besueshmërisë, kontrollin mjekësor, testimin teorik, fizik e psikologjik, dhe janë vlerësuar me të paktën 50% të pikëve në vlerësimin përfundimtar.
2 aplikantët e skualifikuar nga ky proces, për çdo paqartësi apo ankesë, kanë të drejtë që brenda datës 17.01.2025, të paraqesin ankesë nëpërmjet email-it, në adresën burimet.njerezore@asp.gov.al.