Rinas/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Rinas/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

✅Arrestohen një shtetas kinez dhe një shtetase kamerunase, pasi paraqitën në sportel, dokumente të falsifikuara.

✅Procedohet penalisht një shtetas turk, pasi gjatë kontrollit iu gjet një pasaportë izraelite e falsifikuar.

✅Procedohet penalisht një shtetase tjetër, pasi nuk deklaroi në kufi, sende me vlerë, siç e përkaton ligji.

Sekuestrohen dokumentet false dhe sendet me vlerë (bizhuteri).

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, paralelisht me angazhimin për t’iu ofruar shërbim korrekt shtetasve që hyjnë ose dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, ushtrojnë vazhdimisht kontrolle, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Si rezultat i kontrolleve, janë goditur 3 raste të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme dhe 1 rast i mosdeklarimit të sendeve me vlerë.

Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, konkretisht:

  • është vënë në pranga shtetasi kinez Z. Q., 39 vjeç, banues në Kinë, pasi ka paraqitur në sportel, një pasaportë të Koresë së Jugut, të falsifikuar;
  • është vënë në pranga shtetasja kamerunase K. T., 43 vjeçe, pasi ka paraqitur në sportel, një leje për qëndrim në Suedi, të falsifikuar;
  • nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk G. A., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur një pasaportë izraelite të falsifikuar;
  • nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. M., 59 vjeçe, pasi nuk ka deklaruar në doganë, sende me vlerë (bizhuteri) që i kishte me vete.

Dokumentet false dhe sendet me vlerë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅