Policia e Shtetit
Kapen në Itali, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane, dy vëllezër të dënuar për vrasje.
Në vitin 1999, në Lushnjë, vranë me armë zjarri shtetasin që kishte vrarë vëllanë e tyre.
Vëllezërit, të dënuar me 32 vjet burgim, kishin siguruar leje qëndrimi në Itali duke përdorur identitete false.
Identifikimi i tyre është rezultat i përdorimit të teknologjisë “Facial Recognition”, tashmë në dispozicion të Interpol Tiranës.
Në kuadër të operacioneve ndërkombëtare të njëpasnjëshme, të finalizuara si rezultat i bashkëpunimit dhe besueshmërisë së strukturave të Policisë së Shtetit ndaj homologëve dhe partnerëve evropianë, Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSh, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, siguruan informacion për vendndodhjen në Itali, të dy vëllezërve të dënuar për vrasje.
Informacioni u shkëmbye mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me koordinimin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit.
Si rezultat, u arrestuan në Itali shtetasit Artur Mehilli, 60 vjeç, dhe Arben Mehilli, 54 vjeç.
Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2001, i ka dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, konkretisht:
-shtetasin Artur Mehilli, me 15 vjet e 6 muaj burgim;
-shtetasin Arben Mehilli, me 16 vjet e 6 muaj burgim.
Më datë 12.09.1999, në Lushnjë, dy shtetasit vranë, për motive gjakmarrjeje, shtetasin R. M., i cili në vitin 1997 kishte vrarë vëllanë e tyre, shtetasin S. M.
Të arrestuarit, pas kryerjes së krimit, janë larguar në Itali duke përdorur pasaporta me gjeneralitete false (shtetasi Artur Mehilli përdorte gjeneralitetet Artur Davidhi, ndërsa shtetasi Arben Mehilli përdorte gjeneralitetet Arben Gjermeni), nëpërmjet të cilave kishin siguruar dokumentet e nevojshme për qëndrim në Itali.
Identifikimi i tyre u mundësua si rezultat i një pune intensive, duke përdorur teknologjinë më të fundit të identifikimit biometrik “Facial Recognition”, nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit.
Vijon bashkëpunimi me homologët italianë për të finalizuar procedurën e ekstradimit të dy shtetasve, në Shqipëri.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., banues në fshatin Mabë, pasi mbante pa leje, në banesë, sasi fishekësh luftarak që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ll. P., 64 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi I. B., 42 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, me qëllim vlerësimin juridik të rastit të shtetasit S. V., 61 vjeç, banues në Mamurras, i cili dyshohet se ka vënë në mënyrë të padrejtë, një gardh, në rrugën për në banesën e një shtetasi tjetër.
Më datë 08.02.2026, shtetasi V. D., 58 vjeç, banues në fshatin Ishull Lezhë, kallëzoi se ishte goditur me sende të forta, nga shtetas të panjohur prej tij, në ambientet e jashtme të një lokali. Pasi ka marrë asistencën mjekësore të nevojshme, 58-vjeçari është larguar në banesë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e autorësisë dhe rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në lagjen nr. 10, Korçë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi proçedimi penal për shtetasin M. D., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Korcë, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, në momentin që shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. S., 35 vjeç, rezident në Belgjikë, pasi dyshohet se i ka kërkuar shuma parash, një 40-vjeçareje, duke e mashtruar se këto para do të investoheshin dhe më pas do t’i ktheheshin asaj, shumëfish më tepër. Po punohet për kapjen e 35-vjeçarit.
Më datë 08.04.2026, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasja Sh. H., 69 vjeçe, banuese në fshatin Starovë, Pogradec, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të mbytet në liqen, por është shpëtuar nga kalimtarët e rastit. Shtetasja Sh. H. mori ndihmën e parë mjekësore në spital dhe u largua në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Qarku Elbasan
✅Qarkullonte me automjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 37-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimeve, konstatuan në bulevardin “Qemal Stafa”, një shtetas që kryente manovra të dyshimta, me automjet. Menjëherë iu vunë në ndjekje, dhe pas ndalimit konstatuan se drejtues ishte shtetasi G. M. alias G. M., 37 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 37-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 24 vjeç, pasi në fshatin Bradashesh, gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksëagen Caddy” që drejtonte, u gjetën mallra pa fatura shoqëruese. Automjeti dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. R., me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka kanosur një 39-vjeçar dhe familjarë të tij.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen J. N., 46 vjeçe, pasi në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan”, dyshohet se ka humbur kontollin mbi automjetin që drejtonte, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti, u dëmtuan lehtë, drejtuesja dhe 3 pasagjerë në këtë automjet (familjarë të saj).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan shpallën në kërkim shtetasin M. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një 39-vjeçar, për motive të dobëta. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
—
Më datë 08.04.2026, shkoi për mjekim, në spitalin e Prrenjasit, shtetasi P. K., 59 vjeç, i cili dyshohet se gjatë lëvizjes me mjet bujqësor, në fshatin Qukës, është rrëzuar dhe si pasojë, është dëmtuar. Pas marrjes së asistencës mjekësore, 59-vjeçari u largua në banesë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, si ngjarje aksidentale.
Në fshatin Gjocaj, Peqin, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, është djegur automjeti i shtetasit J. H., 68 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasit:
-B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe gjatë largimit, ka përplasur një automjet të parkuar, me pasojë dëme materiale. Pas ndalimit, nga kryerja e testit të alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur. 37-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-A. M., 50 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-I. M., banues në Berat, pasi me motomjetin që drejtonte në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet, me pasojë dëme materiale;
-E. T., 40 vjeç, banues në fshatin Frataj, Mallakastër, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua lehtë shtetasi E. T..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. M., 58 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
-në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapën dhe vunë shtetasin E. B., 24 vjeç, të dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-arrestuan shtetasin D. Sh., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën sasi Cannabisi që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale
-arrestuan shtetasin M. T., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën sasi Kokaine që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. D., pasi dyshohet se ka postuar në rrjet social, një video të shtetases R. H., pa autorizimin e saj;
-shpallën në kërkim shtetasin e huaj, A. M., pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, shtetasin A. F.. Punohet për kapjen e shtetasit A. M..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. M.(M.), 43 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin A. R., i cili është në kujdesin e mjekëve. Me cilësinë e provës materiale, të arrestuarit iu sekuestruan 3 mjete prerës, ndër to, mjeti i përdorur për krimin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. M. dhe R. B., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin A. P., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. C., pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur shtetasin A. P.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. K., pasi dyshohet se ka prishur qetësinë publike, duke kryer manovra të rrezikshme, me automjet;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. T., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasen E. S.;
-shpallen në kërkim shtetasin S. A., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit A. C.. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit S. A..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. N., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen A. B..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. Rr., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një këmbësore (shtetase 17 vjeçe) që është në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. B., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.
Pasditen e djeshme, anëtari i një organizate për mbrojtjen e kafshëve, kallëzoi se në kazanët e mbeturinave, në fshatin Lanabregas, kishte konstatuar 11 kafshë (qen) të ngordhura. Punohet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit/Vijon si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, operacioni i koduar “The Wanted”.
Siguroi kushtet për vrasjen e tre shtetasve shqiptarë, në vitin 2017, ekstradohet nga Italia, 49-vjeçari.
Në vijim të koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit A. N. alias A. D., 49 vjeç.
49-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shtetasi A. N. alias A. D. akuzohet se pasi ka siguruar informacion mbi vendndodhjen e 3 shtetasve shqiptarë, ka organizuar dhe ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. V., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi nga verifikimet e kryera në lokalin e tij në lagjen nr. 1, rezultoi se fshihte të ardhurat dhe nuk lëshonte kuponë tatimor.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. B., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-V. D., 69 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. O., 65 vjeç, banues në Kavajë, administrator i një firme për përpunimin e drurit, pasi punonjësi i kompanisë, shtetasi E. P., është dëmtuar lehtë gjatë punës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
DVP Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 46 vjeç, pasi në lokalin e tij është konstatuar lidhje e paligjshme për furnizimin me energji elektrike.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. V., 41 vjeç, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme për furnizimin me energji elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. K., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke punuar me saldaturë, në një banesë në lagjen “Kodra e Shtufit”, aksidentalisht ka shkaktuar zjarr dhe si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në katin e parë të banesës, që shërbente si depo;
-N. D., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me probleme të shëndetit mendor, pasi dje, dyshohet se ka vjedhur një celular, në një supermarket.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë e ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 59 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kap në aksin rrugor “Krahës-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. N., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi në fshatin Kalivaç, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 83-vjeçare, këmbësore, banuese në fshatin Kalivaç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M. D., 24 vjeç, banues në Vlorë, të cilin Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 2 vjet, 10 muaj dhe 28 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin. Pas ndalimit, rezultoi se ai e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Stacionit të Policisë Konispol arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Shkallë, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. Sh., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka trafikuar nga Spanja, një motomjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-N. Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Risili, pasi në një objekt që ai ka në përdorim është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;
-E. L., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kallëzuar një shtetase, se ai e shqetëson vazhdimisht nëpërmjet celularit;
-I. H., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në një pronë që e kishte marrë me qira;
-J. Q., 36 vjeç, banues në Itali, pasi ka kallëzuar ish-bashkëjetuesja e tij, se ai i dërgon në mënyrë të vazhdueshme, mesazhe fyese, në celular.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, në afërsi të fshatit Kuç, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit S. Z., 75 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, dhe I. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Qeparo.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjeret në automjetin e shtetasit I. Gj., të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Qarku Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin K. P., 81 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-G. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka parkuar gabim, automjetin, dhe kur pasagjeri ka hapur derën e automjetit, aksidentalisht ka përplasur shtetasin P. P., 78 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. I moshuari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. D., 36 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Q., 65 vjeç, banues në fshatin Reç, pasi me vetëgjyqësi i ka bllokuar shtetasit Rr. Sh., 62 vjeç, rrugën nëpërmjet së cilës ai shkon në tokën e tij, me pretendimin se rruga është në tokën e tij.
Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 52 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur nga rojat kufitare të SPK Bajzë, në sektorin e Hidrovorit, Hot, në liqenin e Shkodrës, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bateri, një motor varke peshkimi dhe mjete për peshkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Mat
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin B. G., 44 vjeç, banues në Burrel, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht dhe ka goditur me sende të forta shtetasin A. L.
Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. N., 23 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e një 52-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike
Arrestohen 2 shtetas, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e ndarë në doza, 4 aparate celularë dhe një automjet.
Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në disa zona të qytetit dhe në akset rrugore, si rezultat i të cilave është goditur një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në aksin rrugor Novoselë–Vlorë, kanë ndaluar një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. K., 26 vjeç dhe pasagjer shtetasin E. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Shijak, Durrës.
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 16.90 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e ndarë në doza. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 4 aparate celularë dhe automjeti.
Në përfundim të veprimeve procedurale, dy shtetasit u arrestuan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Lushnjë / Kapet dhe vihet në pranga një 21-vjeçar i shpallur në kërkim, i cili lëvizte i armatosur në qytet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:
M. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 21.03.2026, në ambientet e një lokali në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, ku qëndronte bashkë me 5 shtetas të tjerë, shërbimet e Policisë gjetën në xhupin e tij dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi M. S. nuk ndodhej në lokal. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet municion luftarak.
Në vijim të veprimeve për rastin, më datë 21.03.2026, u arrestuan 5 shtetasit që qëndronin me shtetasin M. S., në lokal, për moskallëzim të krimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
DVKM Kukës
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSh-së, 35- vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas:
-K. E., 35 vjeç, banues në Shkup.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria Publike e Shkupit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi i paautorizuar dhe shitja e lëndëve narkotike dhe psikotrope”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit.
Tiranë
Finalizohet operacioni i koduar “Dark Trade”.
Goditet një tjetër tentativë për të shitur armë zjarri.
Arrestohet një 25-vjeçar që lëvizte me automjet, në aksin “Pezë Helmës – Ndroq”, për të shitur 1 armë zjarri (kallashnikov).
Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.
Si rezultat i punës operative dhe kontrolleve, të kryera nga Policia e Tiranës, me synim parandalimin e ngjarjeve kriminale, nëpërmjet evidentimit të shpejtë dhe goditjes së tentativave për të shitur armë zjarri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Dark Trade”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, gjatë lëvizjes me automjet, në aksin rrugor “Pezë Helmës – Ndroq”, shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Kurbin.
Nga kontrollet në automjet u gjet 1 armë zjarri (kallashnikov) me municion, të cilën 25-vjeçari dyshohet se do ta shiste në zonën ku u kap.
Më tej, nga veprimet hetimore është identifikuar bashkëpunëtori i shtetasit E. H., shtetasi F. C., 19 vjeç, banues në fshatin Pezë. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shkodër / Vijon operacioni i koduar “Faza e parë”.
Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohen 2 shtetas (babë e bir).
Sekuestrohet një numër i konsiderueshëm fidanësh të dyshuar narkotikë kanabis, të sapombjellë në tokë, në vendin e quajtur “Këneta”.
Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional “Faza e parë”, për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Mali i Gjymtit.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan shtetasit P. D., 60 vjeç dhe A. D., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Dajç, pasi dyshohet se kanë kultivuar një numër të konsiderueshëm fidanësh të dyshuar narkotikë kanabis, që u gjetën në vendin e quajtur “Këneta”, njësia administrative Dajç.
Operacioni antikanabis i koduar “Faza e parë” vijon.
#angazhimpërkushtimsakrificë♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve♂️
#denonconë112✅
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 17”.
Kishin marrë me qira dy ambiente në Golem dhe te Shkëmbi i Kavajës, duke i përshtatur për prostitucion, vihen në pranga 4 shtetase kineze.
Procedohen penalisht edhe 4 shtetas për prostitucion.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 17”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 4-javore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve X. Ch., 48 vjeçe, J. L., 36 vjeçe, Y. L., 48 vjeçe dhe L. Sh., 53 vjeçe, të gjitha shtetase kineze.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe 4 shtetas nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 pasaporta dhe një shumë parash.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase e ushtronin aktivitetin në dy ambiente të marra me qira, në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe të Golemit, Durrës, duke i përshtatur për prostitucion.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Berat/Vijojnë goditjet kundër krimeve në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes.
Arrestohet një shtetas që shiste Kokainë dhe Cannabis Sativa, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari.
Gjithashtu, i arrestuari posedonte mjete prerëse dhe municion.
Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.
Në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me qëllime goditjen e paligjshmërive dhe garantimin e sigurisë publike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje dhe të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.
Për rastin u vu në pranga shtetasi A. Z., 52 vjeç, banues në Poliçan.
Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.
Ndërkaq, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
