Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Mallakastër/Vijojnë kontrollet dhe hetimet, në kuadër të megaoperacionit policor “Tempulli”, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.Posedonte doza kokaine dhe fara cannabisi, me qëllim shitjen e tyre, në qytetin e Ballshit, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, dhe 537 fara të bimës narkotike cannabis sativa.Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. S., 26 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër.Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 70 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, dhe 537 fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të Ballshit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
DVP Kukës
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Green border”.
-U kap në flagrancë duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 10 000 euro, vihet në pranga drejtuesi i kamionçinës (shtetas kosovar).
Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë kosovarë, pasagjerë në këtë automjet, të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, bashkë me drejtuesin e automjetit.
Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara (dritare duralumini dhe xhama) dhe kamionçina.
-Procedohet në gjendje të lirë një tjetër shtetas tjetër, pasi u kap duke transportuar disa bagëti të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, si rezultat dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Green border”.
Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi Y. K., 38 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. B., 36 vjeç, dhe B. Gj., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
Në fshatin Dobrune, Has, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin (kamionçinë) me drejtues shtetasin Y. K. dhe pasagjerë shtetasit R. B. dhe B. Gj. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (dritare duralumi dhe xhama) me vlerë rreth 10 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Kosova në Shqipëri.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët kishin kaluar kufirin e gjelbër, në mënyrë të paligjshme.
Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
-Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u refruan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, pasi është kapur në flagrancë, në hyrje të qytetit të Kukësit, duke transportuar me automjet, disa bagëti, që dyshohet se janë kontrabanduar nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 7”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që i morën me forcë një shumë parash, pronarit të një tabakinoje, duke e kanosur atë me mjet prerës (thikë).Të 2 të arrestuarit, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.Sekuestrohen mjeti prerës (thikë) dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas.Vijon puna për kapjen e një shtetasi tjetër që nuk kallëzoi këtë krim dhe ka kryer një tjetër vjedhje, në një market në qytet.Si rezultat i administrimit me përparësi të kallëzimit të një 19-vjeçari, se 2 shtetas i kishin marrë me forcë një shumë parash, në tabakinon e tij, në lagjen “Pavarësia”, duke e kanosur me thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 7”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të 2 autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve:I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. N., 15 vjeç, i cili ka patur dijeni për këtë krim, por nuk ka kallëzuar, dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash, në një market, në Vlorë, më datë 04.11.2023.Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 61 vjeç, banues në fshatin Kçirë, pasi është kapur duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Q., pasi ka kryer punime pa lejen përkatëse, në banesën e tij.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 21 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Kalldrun – Koplik”, motomjeti që drejtonte 21-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi N. Sh., 40 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 21-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 101 shtetas, konkretisht: 29 shtetas janë vënë në pranga, 70 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste– 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në këtë fushë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 9 raste, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Për një rast të mëparshëm të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 1 shtetas tjetër.
Janë evidentuar 7 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Për një rast të mëparshëm të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, është kapur dhe ndaluar 1 shtetas tjetër.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 11 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këto veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste- 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar 3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Keqtrajtimi i të miturit”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Prishja e qetësisë publike”, “Marrja e padrejtë e fëmijës” dhe “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me autor/ë ende të paidentifikuar, “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Kanë ndodhur 8 aksidente rrugore, me 3 viktima dhe me 6 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 19 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.