Raporti i ngjarjeve, 7 mars 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 110 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 81 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 7 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 11 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 20 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është ndaluar dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-3 raste të vetëgjyqësisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të falsifikimit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin po punohet për të zbardhur autorësinë;

-nga 1 rast i kanosjes për shkak të detyrës dhe braktisjes së të miturit, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kalimit të paligjshëm të kufijve, vjedhjes së energjisë elektrike, moskallëzimit të krimit, përndjekjes, shpërdorimit të detyrës, keqtrajtimit të të miturit, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, trafikimit të mjeteve motorike, njoftimit të rremë në organet e rendit dhe neglizhencës në trajtimin mjekësor, me 12 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 8 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.