Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 105 shtetas, konkretisht: 25 shtetas janë vënë në pranga, 71 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, 5 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste. 3 shtetas janë arrestuar.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 21 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 5 raste. 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 20 raste. 1 shtetas është arrestuar dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje. 6 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të marrjes së padrejtë të fëmijës. 1 shtetase është shpallur në kërkim dhe 1 shtetase është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të krimeve kibernetike, për të cilat po punohet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësit;
-nga 1 rast i marrëdhënieve seksuale me një shtetase të pazotë për t’u mbrojtur dhe goditjeve për shkak të detyrës. Secili me nga 2 shtetas të arrestuar;
-1 rast i shfrytëzimit për prostitucion, me 1 shtetas të arrestuar
-1 rast i dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal të kufirit, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga një rast i prishjes së qetësisë publike, përvetësimit të sendeve të vjedhura, ndërhyrjes së padrejtë në jetën private, keqtrajtimit të të miturit, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë dhe shpërdorimit të detyrës, me 10 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
3 shtetas të kërkuar përkatësisht për vetëgjyqësi, moskallëzim të krimit, kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë, janë kapur.
Ka ndodhur 1 aksident rrugor, me 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 7 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 35 vjeç, banues në Prishtinë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, gjatë natës, ka goditur me gur xhamin e një bankomati, në Shëngjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. T., 59 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, në pronën e tij, në lagjen nr. 4, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e vogël toke.
–
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetases M. B., 64 vjeçe.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. B., e cila është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin M. R., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi Gj. Th., 64 vjeç, banues në Korçë, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur një pikturë, në afërsi të banesës së tij, ku i ekspozonte ato për shitje. Po Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në Komisariatin e Policisë Maliq kanë kallëzuar shtetasit Ll. Q., 43 vjeç, dhe E. B., 42 vjeç, banues në fshatrat Zvirinë dhe Leminot, se më datë 26.06.2025, janë larguar nga banesa, djemtë e tyre të mitur, shokë. Po punohet për gjetjen e tyre.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. N., 21 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi kanë kallëzuar shtetasit J. M., 62 vjeç dhe S. Z., 32 vjeçe, se 41-vjeçari iu ka marrë një shumë parash, duke i mashtruar se do t’i siguronte viza për në Kroaci dhe në Kanada;
-N. M., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga verifikimet e kryera në subjektin e tij, servis automjetesh, rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet tatimore;
-K. Ë., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Bregdetit Lezhë, se ushtronte aktivitet tregtar në bregdet, në Velipojë, pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. O., 57 vjeç, pasi ka kanosur një 22-vjeçar, për motive të dobëta;
-F. H., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka goditur me grusht një 49-vjeçar, për motive të dobëta.
-Më datë 26.06.2025, shtetasi P. K., 20 vjeç, ka kallëzuar se në ambientet e një lokali, në lagjen “Guerrile”, i kanë vjedhur motomjetin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, iu gjetën doza Cannabisi të gatshme për shitje.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 50 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 25 vjeç, banues në fshatin Golem i Madh, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për babanë e tij, shtetasin Th. B., 65 vjeç, dhe për shtetasin M. C., 70 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, me sende të forta, për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, 2 shtetasit dyshohet se i kanë dëmtuar automjetin, 70-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 14 vjeç, banues në Himarë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një shtetas 11 vjeç, banues në Lushnjë.
Shërbimet e komisariateve të Policisë Fier dhe Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. A., 58 vjeç, M. Ç., 51 vjeç dhe T. Ç., 61 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
-F. K., 48 vjeç, banues në fshatin Kaninë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi Sh. L., 63 vjeç, se i ka dëmtuar pronën dhe i ka pushtuar një sipërfaqe të saj, duke mbjellë disa pemë ulliri.
-E. Sh., 44 vjeçe, dhe M. S., 41 vjeçe, banuese të dyja në Vlorë, pasi më datë 26.06.2025, në lagjen “Rilindja”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, duke i shkaktuar njëra-tjetrës dëmtime të lehta në trup.
-A. L., 45 vjeç, banues në Berat, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ky shtetas i merr në mënyrë të padrejtë fëmijën, duke e larguar nga nëna (me të cilën janë në proces divorci) që zotëron autoritetin prindëror.
Po nga këta specialistë u referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 26.06.2025, ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, shtetasi turk S. T., 24 vjeç, pasi dyshohet se është vetëdëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që ka qenë duke punuar në kantierin e një kompanie private, në afërsi të fshatit Gjorm, Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin P. M., 59 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë përgjegjës sektori i dekantimit të naftës, në fshatin Gorisht, Selenicë, pasi dyshohet se nga ky sektor janë derdhur mbetje nafte në vendin e quajtur “Përroi i Madh” të Gorishtit, duke shkaktuar ndotje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit A. P., 30 vjeç, S. S., 36 vjeç, dhe S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, si dhe M. M., 40 vjeç, banues në Radhimë, pasi më datë 26.06.2025, në fshatin Radhimë, janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke u goditur me grushte dhe sende të forta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan shtetasin në kërkim J. H., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ndaj tij, më datë 22.01.2025, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.
⸻
Rreth orës 10:00, në lagjen “Pavarsia 2” është gjetur nga familjarët e tij, në një pallat në ndërtim ku ishte i punësuar si roje, i vetëvarur dyshohet në kushte të rënduara psikologike, shtetasi R. R., 72 vjeç. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
⸻
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. N., 21 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi kanë kallëzuar shtetasit J. M., 62 vjeç dhe S. Z., 32 vjeçe, se 41-vjeçari iu ka marrë parash, duke i mashtruar se do t’i siguronte viza për në Kroaci dhe në Kanada;
-N. M., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga verifikimet e kryera në subjektin e tij, servis automjetesh, rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet tatimore;
-K. Ë., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Bregdetit Lezhë, se ushtronte aktivitet tregtar në bregdet, në Velipojë, pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. O., 57 vjeç, pasi ka kanosur një 22-vjeçar, për motive të dobëta;
-F. H., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka goditur me grusht një 49-vjeçar, për motive të dobëta.
-Më datë 26.06.2025, shtetasi P. K., 20 vjeç, ka kallëzuar se në ambientet e një lokali, në lagjen “Guerrile”, i kanë vjedhur motomjetin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 27 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. R., 48 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. R..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. I., 53 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, në tejkalim të lejes së dhënë nga organet kompetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. P., 31 vjeç, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së disa sendeve shtëpiake, në banesën e shtetasit Xh. R.. Po punohet për kapjen e 31-vjeçarit.
Elbasan/Më datë 26.06.2025, në banesën e shtetasit E. G., dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, ka shpërthyer bombola që përdorej për gatim, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. Z., 33 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ai ka humbur jetën për shkak të mbidozës, pasi ishte përdorues i heroinës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.