Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 21 vjeç, banues në Pusi i Thatë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Krumës, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Tropojë arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 32 vjeç, banues në fshatin Bujan, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
Xh. K., 63 vjeç, pasi ka ndërtuar një objekt, pa leje;
L. B., 44 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se ajo është larguar nga banesa dhe ka braktisur dy fëmijët e tyre të mitur;
Y. L., 51 vjeç, A. L., 21 vjeç dhe J. L., 23 vjeç, banues në Kukës (babai dhe dy djemtë), pasi gjatë një konflikti me shtetasin A. I., 22 vjeç, e kanë goditur atë, me mjete të forta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. L., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjet, iu gjetën sasi të vogla lënde narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasve S. P., 27 vjeç dhe H. M., 24 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Ata akuzohen se më datë 02.07.2025, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, kanë marrë me forcë, në automjet, dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar.
Këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 66 vjeç banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.
Më tej, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. M., 55 vjeç dhe B. Y., 54 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. J., 63 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në Rrogozhinë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte pa leje, dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar 63-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmë, në lagjen nr. 4, ku shtetasi M. P., 24 vjeç, përplasi me automjetin që drejtonte, biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi I. D., 71 vjeç, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Korçë
Shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Korçës, kapen në flagrancë me kanabis në automjet dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave, një sasi fishekësh për armë gjahu dhe automjeti që përdornin këta shtetas për këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i kontrolleve të kryera, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kapën në flagrancë 2 shtetas, ndërkohë që qarkullonin me automjet, me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis, të ndarë në doza. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve E. P. dhe S. M., si dhe gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. P., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi tjetër kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një sasi fishekësh për armë gjahu.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasi S. M. kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. P., 30 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;
S. M., 25 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen S. R., 30 vjeçe, pasi më datë 24.09.2025, në aksin rrugor Kotë-Peshkëpi, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasja S. R. dhe shtetasi M. L.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
– – –
Vlorë/Rreth orës 10:00, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dëmtuar lehtë në krah me një send të fortë, shtetasi E. G., 40 vjeç, banues në Vlorë. Autori i dyshuar, shtetasi B. B., 35 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Interpol Tirana
Tentoi të vriste një shtetas, në fshatin Baks, Velipojë, në muajin prill 2024, ekstradohet nga Italia, 26-vjeçari.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë dhe Italisë, për vepra penale të ndryshme, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit K. L., 26 vjeç, të lindur në Shkodër.
26-vjeçari ishte në kërkim, sepse në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Më datë 02.04.2024, shtetasi K. L. ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. P., në fshatin Baks, Velipojë.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-J. G., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për t’u shoqëruar në Komisariat;
-F. G., 60 vjeç, banues në fshatin Fushëbardhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-J. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga këqyrja e celularit të tij janë konstatuar të hapura faqe për lojëra fati, ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 përforcues grushti dhe 1 shkop bejsbolli.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. I., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet një sasi e vogël kanabisi.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në aksin rrugor “Jorgucat-Qafa e Muzinës”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Më datë 25.09.2025, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, ka kallëzuar shtetasi A. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, se ka humbur kontaktet me vëllanë i tij, shtetasin F. D., 49 vjeç, i cili punonte në Gjirokastër. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 20 vjeç, banues në Skrapar, pasi në rrugën “Antipatrea”, me automjetin që drejtonte, përplasi këmbësoren, shtetasen H. T., 68 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Qarku Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-M. D., 35 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel;
-R. M., pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. M., 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Elbasan
Plagosi me mjet prerës thikë, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit dhe vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në lagjen “Shënkoll’, shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. S., 29 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se dje, në lagjen “Shënkoll”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. A., 67 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë).
I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Hot, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Sh. A., 62 vjeç, banues në Dobraç, pasi dje, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Ai është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
-një 17-vjeçar, pasi dje, te sheshi “2 Prilli”, duke drejtuar një mjet elektrik, pa leje drejtimi, është përfshirë në një aksident me dëme materiale.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi A. D., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur shtetasin F. M., 49 vjeç, këmbësor, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. Rr., 65 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një shtetase 72 vjeçe, për motive të dobëta;
-D. B., 42 vjeçe, banues në Shkodër, pasi është konstatuar se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dëmtuar lehtë në krah me një send të fortë, shtetasi E. G., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shoqërimin e autorit i cili dyshohet se është shtetasi B. B.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 22 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në dyqanin e shtetasit K. Q., dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një produkt kozmetik.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim D. L., 43 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. P., 50 vjeç, banues në Klos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. B., 24 vjeç, banues në Burrel, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike, e dyshuar si cannabis.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Vau i Dejës/Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale.
Arrestohet në flagrancë një 53-vjeçar që dhunoi fizikisht një shtetas dhe tentoi ta godiste me thikë.
53-vjeçari dyshohet se më parë ka dëmtuar pronat e një 63-vjeçari, ka tentuar të kanosë atë dhe familjarët e tij, me sëpatë.
Sekuestrohen 3 thika dhe 1 sëpatë, të cilat u gjetën në banesën e të arrestuarit, me precedent penal për shkatërrim prone.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kosmaç, një 53-vjeçar kishte dhunuar fizikisht një shtetas dhe e kishte ndjekur me mjet prerës në dorë, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve profesionale, është kapur dhe arrestuar shtetasi:
A. G., 53 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.
Dje, ka kallëzuar një 28-vjeçar se ky shtetas e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta.
Gjithashtu, dje, ka kallëzuar një 63-vjeçar, se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, shtetasi A. G. i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit dhe ka dëmtuar një automjet tjetër, ndërsa më datë 23.09.2025, e ka konstatuar 53-vjeçarin, në afërsi të banesës së tij, duke mbajtur një sëpatë në dorë.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur 4 mjete prerëse (3 thika dhe 1 sëpatë), të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 61 vjeç dhe P. B., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Shtetasi B. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur automjetin që shtetasi P. B. e kishte pozicionuar gabim dhe më pas ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin K. D., 60 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi posedonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit N. R., 45 vjeç dhe A. R., 31 vjeç (vëllezër), pasi janë konfliktuar fizikisht me një 28-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. I., 39 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi V. Zh., 42 vjeç, se 39-vjeçari i ka dërguar mesazhe fyese në rrjete sociale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Warehouse”.
Zbulohet një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza.
Sekuestrohen 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Vihen në pranga 5 shtetas, anëtarë të grupit që kryente këto veprimtari kriminale.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Warehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë.
Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.
Gjaë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.
Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.