Raporti i ngjarjeve, 24,25,26 maj 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 275 shtetas, konkretisht: 70 shtetas janë vënë në pranga, 184 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 21 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 24 raste. 12 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 36 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 9 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 36 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 15 raste. 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 23 raste, 9 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 11 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 51 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 56 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 15 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 12 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 22 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-8 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 3 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të falsifikimit, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të vetëgjyqësisë. 1 shtetas është ndaluar dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të trafikimit të mjeteve motorike. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të shpërdorimit të detyrës. 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas në kërkim për këtë vepër penale, është ndaluar.

-3 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të moskallëzimit të krimit. 6 shtetas janë arrestuar;

-3 raste të fyerjes. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të prishjes së qetësisë publike. 1 shtetas është arerstuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 2 shtetas të arrestuar;

-nga 1 rast i braktisjes së fëmijëve të mitur dhe kanosjes për të mos kallëzuar, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, me 4 të arrestuar;

-1 rast i kanosjes për shkak të detyrës, me 1 të arrestuar;

-1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 të arrestuar;

-1 rast i mbajtjes pa të drejtë të uniformës, me 2 të arrestuar;

-1 rast i veprave penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i neglizhencës në trajtimin mjekësor dhe përndjekjes, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin po hetohet për të përcaktuar autorësinë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 17 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 17 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 42 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 24 shtetas janë vënë në pranga dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.