Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 77 shtetas, konkretisht: 17 shtetas janë vënë në pranga, 52 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 3 raste. 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është ndaluar, 3 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të vetëgjyqësisë, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetase të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të përndjekjes, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i kërkuar për këtë vepër penale, është ndaluar;
-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, me 1 shtetas të arrestuar;
-1 rast i falsifikimit, me 1 shtetas të arrestuar;
-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, vetëgjyqësisë, fyerjes, keqtrajtimit të të miturit, shpërdorimit të detyrës dhe pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit, me 7 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 7 aksidente rrugore, me 3 viktima dhe 6 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.