Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 65 shtetas, konkretisht: 14 shtetas janë vënë në pranga, 42 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 4 raste. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 19 raste. 2 shtetas janë ndaluar dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të krimeve ekonomike. 1 shtetas është arrestuar dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të falsifikimit. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të vetëgjyqësisë. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i prishjes së qetësisë publike, me 2 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, krimeve kibernetike, mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, dhunimit të banesës, shpërdorimit të detyrës, korrupsionit aktiv dhe korrupsionit pasiv, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 6 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.