Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 46 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 43 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste. Për njërin rast vijojnë hetimet, për të zbardhur autorësinë, ndërsa për rastin tjetër është bërë arrestimi në flagrancë i 1 shtetasi.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 13 raste, 9 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të vetëgjyqësisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të falsifikimit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të mosbindjes ndaj udhrit të punonjësve të Policisë ose kundërshtimit me dhunë të punonjësve të Policisë. 2 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, me 3 shtetas të arrestuar;
-1 rast i ngacmimit seksual, me 1 shtetas të arrestuar;
-1 rast i heqjes së paligjshme të lirisë dhe dëmtimeve të tjera me dashje, me 1 shtetas të arrestuar;
-1 rast i marrëdhënieve seksuale me të mitur, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i krimeve kibernetike, me autor/ë të paidentifikuar;
-nga 1 rast i krimeve ekonomike, shpërdorimit të detyrës, veprimeve të dhunshme në aktivitete sportive, dhunimit të banesës, shkeljes së rregullave të mbrojtjes, korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe braktisjes së fëmijëve të mitur, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas të kërkuar për raste në fushën e narkotikëve dhe 1 shtetas i kërkuar për moskallëzim të krimit, janë kapur. Njëri prej të kërkuarve për krim në fushën e narkotikëve, u kap duke kaluar kufirin, në mënyrë të kundërligjshme.
Kanë ndodhur 7 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 8 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.