Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sahati”, si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm ndaj subjekteve ekonomike që i tregtojnë produktet e tyre edhe online.Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit.Shitnin online dhe në 2 dyqane në kryeqytet, pa fatura tatimore, ora të markave të shtrenjta, si dhe aksesorë diamanti dhe floriri, vihen në pranga 2 administratorët.Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për moskryerje të detyrës, për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonat ku janë 2 dyqanet.Nga të dyja bizneset sekuestrohen 228 ora të markave të ndryshme, aksesorë diamanti dhe floriri, si dhe 5100 euro, 2000 dollarë dhe 121 400 lekë të përfituar nga shitja e aksesorëve.Si rezultat i monitorimit intensiv paralel, të bizneseve që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në njësi fizike dhe/ose online, me qëllim parandalimin e paligjshmërive në fushën ekonomiko-financiare dhe për mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimi me produktet, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sahati”.Në kuadër të këtij operacioni janë gjurmuar 2 dyqane që shitnin ora dhe aksesorë të tjerë, online dhe në njësi fizike në kryeqytet. Gjatë kontrolleve në njërin dyqan (të paregjistruar në organet tatimore), me administrator shtetasit D. S., u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 195 ora të markave të shtrenjta dhe 19 palë syze, ndërsa në dyqanin tjetër, me administrator shtetasin K. Z., u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 33 ora të markave të shtrenjta, aksesorë diamanti dhe floriri, si dhe 5100 euro, 2000 dollarë dhe 121 400 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale.Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u kapën dhe u vunë në pranga administratorët e 2 dyqaneve, shtetasit D. S., 52 vjeç dhe K. Z., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë që mbulojnë zonat ku janë dyqanet, mbi dyshime për moskryerje të detyrës.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Green hills”.U kap në flagrancë duke ujitur bimët narkotike kanabis të kultivuara në vendin e quajtur “Ish-Lerat”, në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk, vihet në pranga.Asgjësohen nëpërmjet djegies 82 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar edhe në inteligjencën informative se një shtetas kishte kultivuar bimë kanabis në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Green hills”.Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi P. L., banues në Bulticë. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, shtetasi P. L. është kapur në flagrancë duke ujitur bimët narkotike cannabis sativa.82 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Qarku Dibër/Vijon megaoperacioni policor “Tempulli” dhe zbatimi i masave të sigurisë në shkolla.U kap në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle, me një sasi të vogël lënde narkotike në doza, procedohet penalisht 19-vjeçari.Policia e Dibrës në zbatim të masave të sigurisë në shkolla, për parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe nxënësve të shkollave, si dhe në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, është siguruar informacion se në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme në qytetin e Peshkopisë, shiteshin doza të lëndës narkotike cannabis sativa menjëherë është ndërhyrë për goditjen e këtij rasti.Si rezultat shërbimet e Policisë, kapën dhe shoqëruan shtetasin F.Rr., 19 vjeç, banues në Dibër, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike e ndarë në doza.19-vjeçari, në përfundim të veprimeve të para hetimore është proceduar penalisht, ndërkohë që në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, vijon.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 20 shtetas janë vënë në pranga, 60 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera– 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër, i shpallur në kërkim ne kuadër të operacionit “Tempulli”, është kapur dhe vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 2 shtetas të shpallur në kërkim për plagosje të lehtë, janë kapur dhe ndaluar.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomike- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike, me autor ende të paidentifikuar.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste.Vijon puna për zbardhjen e tyre dhe për kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar: 4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të falsifikimit të dokumenteve, njëri prej tyren me autor ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, për punonjësit e 2 institucioneve.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, “Keqtrajmi i të miturit”, “Marrja e padrejtë e fëmijës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga.
Gjithashtu, 1 shtetas i kërkuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, si dhe 2 shtetas të kërkuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, janë kapur dhe vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetase ka humbur jetën dhe 9 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 22 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.