Raporti ditor, 18 tetor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Lushnjë / Finalizohet operacioni i koduar “Building”, si rezultat i hetimeve proaktive në bazë të referimeve nga Komisariati i Policisë Lushnjë, me objekt ndërtimet e paligjshme.Si rezultat i një hetimi proaktiv, disamujor, të referuar nga Komisariati i Policisë Lushnjë, nën drejtimin e Prokurorisë së Lushnjës, u finalizua operacioni policor i koduar “Building”, në kuadër të të cilit u zbatua urdhrit i prokurorit, për ekzekutimin e vendimit penal të datës 17.10.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, e cila ka caktuar masa sigurimi, për punonjës dhe ish-punonjës të IMTV-së së bashkisë Lushnjë, konkretisht për shtetasit:-I. B., 62 vjeç, Xh. Z., 60 vjeç, K. S., 63 vjeç dhe Gj. M., 66 vjeç, të katërt banues në Lushnjë.Gjykata ka caktuar ndaj këtyre shtetasve masat “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik“dhe “Detyrimi për t’u paraqitur“, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Këta shtetas, gjatë viteve 2021 dhe 2022, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa lejet përkatëse, të 29 objekteve në territorin e bashkisë Lushnjë, kryesisht banesa dhe biznese, si dhe nuk kanë marrë masa për ndëshkimin administrativ të shtetasve që kanë ndërtuar pa leje.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Ëanted”.4 shtetas të kërkuar për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe Komisariati i Policisë Durrës.Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e disa shtetasve të kërkuar, bënë të mundur ndalimin e shtetasve:-Bledar Plaku, 39 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim. Më 17.01.2015, 39-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar tre kallëpe lënde plasëse;-A. H., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, një shtetas tjetër;-B. V., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë. Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar 53-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi u konstatua duke kultivuar bimë narkotike në banesën e tij;-I. D., 54 vjeç, banues në lagjen nr.1, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. Shtetasit I. D. iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektike, në banesë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Goditen, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 4 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet operacioni policor i koduar “Supplier 5”.Shpërndanin lëndë narkotike në doza, vihen në pranga 5 shtetas, procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i njërit prej tyre.Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Supplier 5”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:- S. K., 19 vjeç, M. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kanabis, e shpërndanin atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës;- N. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa;- K. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi penal edhe për shtetasit S. S., 22 vjeç dhe M. K., 22 vjeç, pas kanë patur dijeni për krimin, por nuk kanë kallëzuar; – L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sales”.Përvetësoi një shumë të madhe parash, duke shpërdoruar detyrën si ekonomist në një subjekt privat, vihet në pranga 36-vjeçari.Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike-financiare, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për vjedhjen e një shume parash nga një punonjës i subjektit të tij privat, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sales”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi O. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ekonomist në një shoqëri private me aktivitet në fushën e mobilierisë.Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2 500 000 lekë të rinj.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër/Informacion paraprak-Rreth orës 12:20, një shtetas ka telefonuar sallën operative dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi në banesën e tij, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, shtetasi A. P., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe nuk ka pranuar të marrë mjekimin nga shërbimet ambulatore, duke kyçur derën e banesës, për të mos lejuar futjen e ekipit të Urgjencës së spitalit.Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë hyrë nga dritarja, në këtë banesë, dhe më pas e kanë shoqëruar shtetasin A. P., në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 94 shtetas, konkretisht: 9 janë ndaluar, 27 janë arrestuar, 56 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 27 raste, me 7 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 21 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 6 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me autorë ende të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e Policisë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të ndaluar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar gjithashtu 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të ndaluar.

Janë evidentuar 2 raste të veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, me 2 shtetas të arrestuar.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 7 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Vepra të turpshme”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprave penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të ndaluar, “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, me 1 shtetas të ndaluar dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 1 shtetas të arrestuar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilëve 10 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 21 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 12 shtetas të arrestuar, si dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.