Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.

Kapet në Itali, një i dënuar me 6 vjet burgim, për prodhim/shitje narkotikësh dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Itali, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë:
-Klajdi Murrizi, 31 vjeç.

Në vitin 2024, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 6 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë të rendit publik”.
Në vitin 2022, ky shtetas posedoi në bashkëpunim me shtetasin V. Q., me qëllim shitjen, 690 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Sapo konstatoi shërbimet e Policisë, ai hodhi lëndën narkotike në rrugë dhe u largua me automjet.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Shqipëri.