Mbyllet me sukses etapa e tretë dhe e fundit e “Giro d’Italia 2025”, në qytetin e Vlorës

Mbyllet me sukses etapa e tretë dhe e fundit e “Giro d’Italia 2025”, në qytetin e Vlorës ‍♂️✅.
Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, Drejtori i Përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vlerësuar përmes një mesazhi të posaçëm për punën e kryer.
Proda:
“Të nderuar kolegë;
Përballimi me sukses i kësaj sfide ishte një provë e rëndësishme e profesionalizmit dhe përkushtimit të organizatës sonë, kjo e gërshetuar me bashkëpunimin e shkëlqyer me policitë bashkiake Tiranë, Durrës e Vlorë.
Falënderoj gjithë drejtuesit për menaxhimin dhe çdo punonjës të Policisë, kursant e student të Akademisë së Sigurisë për kontributin e tij. Jam i bindur se Giro d’Italia kurrë nuk ka qenë më e sigurt se në Shqipëri. Faleminderit të gjithëve.”
Policia e Shtetit tregoi edhe një herë se është një strukturë e besueshme, e aftë të garantojë sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare.