Në Lushnjë zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare ku u dogjën 3 automjete. Vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies.
Në Mallakastër vihet në pranga një 17-vjeçar i cili dispononte armë zjarri pa leje.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregëtare.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Ninësh, në tokën e shtetasi M. J., gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri karabinë dhe disa fishekë të cilat i posedonte shtetasi N. S., 17 vjeç, banues në Ninësh, Mallakastër.
Në përfundim të veprimeve hetimore procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. S., për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.