Lushnjë/Kapet dhe vihet në pranga një 21-vjeçar i shpallur në kërkim, i cili lëvizte i armatosur

Lushnjë / Kapet dhe vihet në pranga një 21-vjeçar i shpallur në kërkim, i cili lëvizte i armatosur në qytet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

M. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 21.03.2026, në ambientet e një lokali në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, ku qëndronte bashkë me 5 shtetas të tjerë, shërbimet e Policisë gjetën në xhupin e tij dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi M. S. nuk ndodhej në lokal. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet municion luftarak.

Në vijim të veprimeve për rastin, më datë 21.03.2026, u arrestuan 5 shtetasit që qëndronin me shtetasin M. S., në lokal, për moskallëzim të krimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.