Lezhë/Zhvillohet aktivitet në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit

Lezhë

Në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues në të cilin morën pjesë zv/drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike i DVP Lezhë, z. Arben Curri, dhe punonjës policie të DVP Lezhë.

Punonjësit e Policisë dhanë kontributin e tyre duke blerë piktura të realizuara nga fëmijët me aftësi ndryshe, të cilat ishin ekspozuar në ambientet ku u zhvillua aktiviteti.

Ky aktivitet u organizua nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Lezhë dhe u zhvilllua Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor, në Lezhë.

Policia e Lezhës mbetet gjithmonë pranë komunitetit, duke treguar solidaritet, përkujdesje dhe mbështetje për çdo nismë që promovon ndërgjegjësimin dhe përfshirjen sociale.

#PoliciaPranëKomunitetit #Lezhë #Ndërgjegjësim