Lezhë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Torino”

Lezhë

Finalizohet nga Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Torino”

Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 38-vjeçari në kërkim ndëkombëtar, pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Torino” si rezultat i të cilit u kap në Lezhë dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi:

-E. D., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e bashkëpunimit organizatë kriminale, parashikuar nga Kodit Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.