Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni final”. Sekuestrohen rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Arrestohet drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike.
Sekuestrohen automjeti me të cilin transportohej lënda narkotike dhe celularë të të arrestuarit.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacioni final” në kuadër të të cilit u kap në qytetin e Lezhës dhe u arrestua shtetasi L. Z., 19-vjeç, banues në Lezhë.
Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e automjetit që drejtonte 19-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një qese të mbushur me rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me celularë të të arrestuarit.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të metejshme, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.