Shkon në 9 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurila” finalizuar në muajin nëntor 2019, ndalohet një bashkëpunëtor tjetër i implikuar në ngjarje.
Në pranga vihet edhe një person tjetër i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit të koduar “Kurila” të finalizuar në datën 16.11.2019, si rezultat i të cilit u ndaluan 8 shtetas, në vijim të veprimeve proceduriale të kryera për dokumentimin ligjor të bashkëpunëtorëve të tjerë të kësaj ngjarje, bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për shtetasin në kërkim E. M., 34 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 14.05.2020, ka caktuar për 34-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.
————-
Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për shtetasin në kërkim K. X., 27 vjeç, banues në Korçë.
Në datën 17.02.2020, në lagjen nr. 8, në Korçë, ky shtetas në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin V. X., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të shtetasit V. B., i cili nuk ka pësuar dëmtime dhe janë larguar nga vendngjarja.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.