Falë bashkëpunimit dhe besimit tuaj, për të dhënë kontributin, në disiplinimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugën që përdoret nga të gjithë, jo vetëm nga mjetet, ne kemi mundësinë të shkojmë aty ku është shkelja, shqetësimi juaj dhe paligjshmëria që pengon dhe rrezikon të gjithë ne.
Vetëm në këtë mënyrë do arrijmë të përçojmë mesazhin e duhur, që rruga duhet përdorur sipas normave të sjelljes, duke respektuar detyrimet dhe përparësitë ndaj këmbësoreve, çiklistëve, motoçiklistëve dhe kategorive të tjera të përdoruesve të rrugës, duke krijuar kushtet për një mjedis publik të sigurt e të qetë për të gjithë.
#SiguriaRritetDukeKontribuar🤝
#DenoncoEdheTiShkeljet📸
#PoliciaNëShërbiminTuaj👮🏻♀✍