Aplikimet fillojnë më datë 02.10.2020 dhe përfundojnë më datë 07.10.2020.
Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kriteret e pranimit në funksionin e veçantë, “Shef Sektori,në Sektorin e Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike, në Drejtorinë e Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve”, në Akademinë e Sigurisë”, janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet profesionale;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
- Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
- Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.
Kritere të veçanta:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë për inxhinieri mekanike, transport në Universitetin Ushtarak, dhe ciklin e dytë “Master”, për inxhinieri mekanike, menaxhimin e trafikut e sigurinë rrugore.
- Të jetë i certifikuar nga DPSHTRR, si “Instruktor” për dhënien e teorisë së mjeteve motorike;
- Të jetë i trajnuar si “Instruktor / trajner” apo kurse të barasvlershëm;
- Të ketë njohuri të mira pune për drejtimet aktuale dhe zhvillimet në polici, për politikat dhe procedurat si dhe parimet e mbikëqyrjes, trajnimit e vlerësimit të performancës;
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale;
- Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Punonjësi në funksionin e veçantë, “Shef Sektori,në Sektorin e Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike, në Drejtorinë e Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve”, në Akademinë e Sigurisë”, kryen këto detyra specifike:
- Të përgatisë kurrikulat për trajnimin dhe certifikimin e efektivave për mjetet motorike, në Sektorin e Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike, në Drejtorinë e Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve;
- Të drejtojë e menaxhojë trajnimin dhe certifikimin e efektivave për mjetet motorike, në Sektorin e Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike, në Drejtorinë e Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve;
Në përfundim të procesit të verifikimit paraprak, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, të hartojë listën emërore të aplikantëve që plotësojnë kriteret për pranimin në funksionin e veçantë të policisë, “Shef Sektori,në Sektorin e Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike, në Drejtorinë e Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve”, në Akademinë e Sigurisë”, si dhe të njoftojë aplikantët 7 ditë para datës së konkurrimit.
Procesi i konkurrimit përfshin:
- Jetëshkrimi i aplikantit,
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e trajnimeve dhe certifikimin e efektivave për mjetet motorike, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);
- Testi me shkrim,
Kontrollin e njohurive të aplikantit në test me shkrim (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit;
- Intervista me gojë,
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me fushën e trajnimeve dhe certifikimin e efektivave për mjetet motorike, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).
Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
Testi me shkrim zhvillohet më datë 14.10.2020, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Komisioni i Vlerësimit dhe Drejtoria e Burimeve Njerëzore hartojnë listën përfundimtare me rezultatet e arritura nga aplikantët sipas rendit zbritës dhe shpall fituesin për të ndjekur kualifikimin në Akademinë e Sigurisë.