1. Pozicioni i punës: Punonjës i Mirëmbajtes i profesioneve të ndryshme
2. Institucioni: Njësia e Sigurisë Publike Tiranë.
3. Vendi: Njësia e Sigurisë Publike Tiranë, Vaqarr- Kombinat.
4. Data e fillimit të aplikimit: 25.04.2024.
5. Data e mbylljes së aplikimit: 06.05.2024.
6. Mënyra e aplikimit: Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet dorazi pranë Seksionit të Burimeve Njerëzore, në Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë.
7. Përshkrimi përgjithësues i pozicionit të punës
Punonjësi i Mirëmbajtes i profesioneve të ndryshme në Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, ndjek këto detyra kryesore:
- Merr masa për mirëmbajtjen, kryerjen e shërbimeve të nevojshme dhe mbajtjen në gatishmëri të plotë të sistemeve të ndriçimit, hidraulike dhe riparimin e defekteve të ndryshme;
- Siguron zbatimin e rregullave të disiplinës formale dhe të punës, duke demonstruar sjellje korrekte në raportet me eprorët dhe kolegët;
- Ndjek afatet e përdorimit dhe të konsumit të materialeve dhe raporton tek Shefi i Seksionit të Shërbimeve dhe Administratës për defektet e konstatuara dhe merr masa për riparimin e tyre;
- Evidenton problematikat e ditës mbi gjendjen aktuale të materialeve në përdorim dhe punon për eleminimin e difekteve që shfaqen rast past rasti;
- Ndihmon eprorin në nxjerjen e nevojave për bazë materiale për shërbimin që do të kryhet;
- Zbaton në kohë dhe me cilësi detyrat e dhëna nga eprori;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e veglave të punës dhe materialeve të tjera që duhen për mirëmbajtjen e ambienteve të punës dhe stërvitjes së efektivit;
- Mund të marrë pjesë në komisionet e ngritura për inventarizimet e vlerave materiale;
- Merr pjesë aktive në analizat e punës;
8. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të jetë jo më pak se 18 vjeç;
- Të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie;
- Të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojë aftësitë profesionale të domosdoshme, për vendin përkatës të punës, sipas kritereve të miratuara;
9. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të shkollës së mesme;
b – Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën e specialiteteve mirëmbajtëse;
10. Statusi: Punonjës civil.
11. Mbikëqyrja: Mbikëqyrja dhe kontrolli i veprimtarisë së Punonjësit të Mirëmbajtes i profesioneve të ndryshme në Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, kryhet nga Shefi i Seksionit të Shërbimeve dhe Administratës.
12. Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesën;
- Formularin e aplikimit tip, i cili gjendet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, https://asp.gov.al/?p=40549;
- Diplomën e shkollës së mesme/parauniversitare të noterizuar, për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Formularin e vetëdeklarimit, i cili gjendet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, https://asp.gov.al/?p=40549;
- Çertifikatën e gjendjes gjyqësore;
- Vërtetim nga Gjykata;
- Vërtetim nga Prokuroria;
- Çertifikatë familjare;
- Çertifikata ose dëshmi të gjuhëve të huaja, kualifikimeve, trajnimeve, nëse ka;
- Fotokopje të patentës, nëse ka;
- Fotografi me përmasa 4×6, 2 copë;
13. Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
– Detyrat dhe objektivat e përcaktuara në përshkrimin e punës;
– Komunikimin dhe aftësitë bashkëpunuese në grup;
– Njohuritë mbi etikën në Policinë e Shtetit;
14. Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve:
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga një komision vlerësimi i përbërë nga 3 (tre) veta. Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve përfshin:
· Përzgjedhjen paraprake;
· Vlerësimin e dokumenteve të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të; eksperiencës e të trajnimeve, të lidhura me fushën përkatëse;
Përzgjedhja paraprake e kandidaturave do të realizohet nga Seksioni i Burimeve Njerëzore. Seksioni i Burimeve Njerëzore, verifikon dokumentacionin e aplikantëve, nëse ai është i plotë dhe i saktë, si dhe plotësimin e kërkesave të pozicionit të punës nga ana e tyre dhe përcakton kandidatët që plotësojnë kërkesat e pozicionit. Vetëm kandidatët që plotëojnë kërkesat e pozicionit do të njoftohen për vazhdimin e mëtejshëm të konkurrimit.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100 (njëqind), të cilat ndahen si më poshtë:
a. Jetëshkrimi, 5 pikë;
b. Arsimimi/kualifikimi, 10 pikë;
c. Trajnimi, 5 pikë;
d. Eksperienca/përvoja në punë, 10 pikë;
e. Vlerësimin me shkrim, 40 pikë;
f. Intervista e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për pozicionin e punës, 30 pikë;
15. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në mbyllje të procesit të vlerësimit, tre kandidatët që kanë marrë më shumë pikë i propozohen Shefit të Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, për miratimin e kandidatit më të përshtatshëm për pozicionit e të shpallur.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Seksioni i Burimeve Njerëzore në Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, do të njoftohojë kanditatët individualisht në mënyrë elektronike (nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit).