Fier/Policia Rrugore 👮♂🚔kontrolle intensive me radar📸📟📹 në Bypass-in e Fierit🛣️, për parandalimin e aksidenteve rrugore

Fier/Policia Rrugore 👮♂🚔kontrolle intensive me radar📸📟📹 në Bypass-in e Fierit🛣️, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Me patentë të falsifikuar dhe me shpejtësi gati trefish🛫 mbi limitin e lejuar, Policia e Fierit vë në pranga 50-vjeçarin nga Polonia.

Në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit📸, automjetin tip “Ferrari” me targa gjermane, që drejtohej me shpejtësi 🛫231 km/h, nga shtetasi T. S., 50 vjeç, nga Polonia.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. S., për veprat penale “Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Për këtë shtetas u vendos edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.

Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugë e vendit ka radarë📸 dhe prezencë të Policisë Rrugore🚔👮♂, të pajisur edhe me dronë, dragera📟, kamera 📹e aparate fotografike.

#MosUbejStatistike🚑
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔