Fier/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Shëtitësi”.
Si rezultat i një hetimi disajavor, më metoda speciale, dokumentohet veprimtaria kriminale e një 25-vjeçari të implikuar në prodhim/shitje narkotikësh.
Arrestohet 25-vjeçari, si dhe sekuestrohen dhjetëra doza Cannabisi që posedonte ai, me qëllim shitjen.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, pas një hetimi disajavor, me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Fierit, finalizoi operacionin policor “Shëtitësi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Fier.
Gjatë periudhës hetimore u provua se ky shtetas ishte i përfshirë në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit.
Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjetën 45 doza Cannabisi, të cilat iu sekuestruan bashkë me 1 automjet, 1 motomjet, 2 celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅