Elbasan/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave

Elbasan/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave ‍♂️

Në kuadër të programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, punonjësit e Policisë së Drejtorisë Vendore Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla dhe mësuesit kujdestarë, zhvilluan takime ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare, në të gjithë qarkun Elbasan.

‍♀️ Takimet vijuan në shkollat: “Xhemali Plaka”, “Miranda Baku”, “Musa Bica”, “Alush Lleshanaku”, “Qemal Haxhihasani”, “Xhaferr Hakani” dhe shkolla 9-vjeçare Kodovjat, ku u diskutua për tema të rëndësishme si:
️ Parandalimi i dhunës dhe bullizmit
️ Siguria në internet dhe rrjetet sociale
️Mbrojtja nga trafikimi i fëmijëve
️Krijimi i një mjedisi të sigurt brenda dhe jashtë shkollës.

Gjatë prezantimeve, punonjësit e Policisë pasqyruan me materiale ilustrative, video dhe fletëpalosje informuese, shembuj konkretë mbi pasojat e dhunës, bullizmit dhe përdorimit të gabuar të internetit.

Nxënësit treguan interes dhe morën pjesë në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre.

#SiguriaEPërTëRinjtë
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë ‍♂️