Elbasan/Kreu parakalim të gabuar në kthesë, ndëshkohet administrativisht drejtuesja e automjetit

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet 1 automjet duke kryer parakalim të gabuar në kthesë, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesen e automjetit shtetasen, L. A., dhe kanë vendosur ndaj saj, masën administrative 10 000 lekë të rinj, bazuar në pikën 16 të nenit 146 dhe në pikën 5 të nenit 198 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.