DVP Vlorë
Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Procedohet në gjëndje të lirë dhe një shtetas për zjarrvënie në fshatin Karahaxh, Sarandë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin L. J., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë në bashkëpunim me DVP Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim O. H., 33 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 14.06.2021, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit K. P, 67 vjeç, pasi dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me shkurre dhe ferra, në pronësi të tij, në fshatin Karahaxh, Sarandë.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.