DVP Vlorë – Procedohen penalisht 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ka përvetësuar tokën e shtetases T. B.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë seksuale ndaj një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.