DVP Tiranë – Pamje nga zhvillimi i operacionit të koduar “Puzzle”

DVP Tiranë

Pamje shtesë nga zhvillimi i operacionit të koduar “Puzzle”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 14 armë zjarri (12 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator dhe 2 automatik), 2077 fara cannabisi, krehra e municion luftarak, 3 automjete, dhe 8 aparate celular.

Në kuadër të operacionit u identifikuan 12 persona, 10 prej tyre u vunë në pranga ndërsa 2 u shpallën në kërkim.