DVP Shkodër – Procedohen penalisht 2 shtetas

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin R. H., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat, duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu, nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin B. D., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me automjetin me drejtuese A. Y., 37 vjeçe dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Shkodër – Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.