Kukës
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K.M., 24-vjeç dhe 3 të miturve të moshave 16 dhe 17 vjeç, pasi në fshatin Shtiqen, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me një të mitur 16 vjeçar, banues në fshati Krenxë bashkia Kukës, të cilin e kanë goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Po nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një 17 vjeçar, banues në Kukës, pasi me 27.03.2025 dyshohet se ka vjedhur në nje lokal paketa me cigare dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.