Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 54 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta në trup, për motive të dobëta, shtetasin R. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dishnicë.
—
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 27 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar me skaner, në mjetin kamion tip “Volvo” që E. S. drejtonte, u gjetën të fshehur 2 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.