DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. O., 32 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në aksin rrugor “Miras-Bilisht”, në afërsi të fshatit Fitore, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi E. O., dhe pasagjeri E. K., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dh. Gj., 29 vjeç, banues në fshatin Bobishticë, Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Boboshticë”, pranë kryqëzimit të fshatit Drenovë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 60 vjeç, banues në fshatin Baçallëk, Pogradec, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka zënë rrugën për në banesë, shtetasit L. C., me pretendimin se posedon certifikatë pronësie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.