Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, kapën dhe ndaluan shtetasin K. K., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 03.09.2022, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë portofolin një shtetaseje 47 vjeçe, banuese në Elbasan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kapën dhe ndaluan shtetasin E. K., 25 vjeç, banues në fshatin Ballgjin, Librazhd, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet të jetë autor i kultivimit të bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa, që janë gjetur nga Policia, në vendin e quajtur “Stanet e Berberit”, në fshatin Ballgjin.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.