DVP Elbasan/Finalizohet operacioni i koduar “Insistimi”

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni i koduar “Insistimi”.

Operacioni, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd.

Tentoi të merrte me forcë, në automjet, 39-vjeçaren që kishte përndjekur 1 vit e gjysmë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

I arrestuari gjithashtu dhunoi shtetasin me të cilin shoqërohej 39-vjeçarja, dhe u largua nga vendngjarja.

32-vjeçari u kap në hyrje të Elbasanit, teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Sekuestrohen automjeti dhe celulari i këtij shtetasi.

Menjëherë pas njoftimit se disa shtetas ishin konfliktuar në ambientet e jashtme të një karburanti në Librazhd, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Insistimi”, rezultoi se shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë, kishte tentuar të merrte me forcë, në automjet, një shtetase 39 vjeçe, të cilën dyshohet se e kishte përndjekur 1 vit e gjysmë. Më pas, 32-vjeçari kishte goditur me grushte, shtetasin që shoqëronte 39-vjeçaren, dhe ishte larguar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, 32-vjeçari u kap dhe u vu në pranga në hyrje të qytetit të Elbasanit. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se ai drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.