DVP Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. Ll., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur mjet prerës (thikë), shtetasin E. C., 31 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën;
V. Y., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vëllait të saj.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
Dh. H., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara;
R. A., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.