DVP Dibër, gjatën 24 orëve të fundit

DVP Dibër

Specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G.L., 20 vjeç, banues në Klos, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte dhe për pasojë është aksidenduar me një automjet tjetër, që drejtohej nga shtetasi E.D. Nga kjo përplasje, mbetën të dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar në banesat e tyre.

Më datë 12.05.2025, rreth orës 12:00, pas kërkimeve të ndërmarra nga AKSEM, Emergjencat Civile dhe shërbimet e Policisë, u gjet trupi i pajetë i shtetasit A.B., 29 vjeç, banues në Klos. 29-vjeçari, me datë 3 maj 2025, gjatë punës në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafë-Burrel, rëshqiti një masiv dheu dhe rezervuari, duke e zënë poshtë dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.