DVP Dibër – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë

DVP Dibër/ Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin J.M., 28 vjeç, banues në Dibër, pasi gjatë aktivitetit ku po zhvillohej panairi i automjeteve të vjetra “Retro”, ka goditur me shkelm disa prej automjeteve, duke krijuar shqetësim tek qytetarët. 28-vjeçari gjatë shoqërimit në Komisariat ka kundërshtuar me forcë shërbimet e policisë.

-Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit;

S.Sh., 41 vjeç, banues në Dibër, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasen E.F.

A.D., 31 vjeç, banues në Dibër, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin F.S.

K.N., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet telefonit ka kërcënuar shtetasen E.Sh.

M.S.,35 vjeç, banues në Dibër, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.