DVP Berat – Bllokohet nga Policia, 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohet nga Policia, 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e stacionit të Policisë Poliçan kanë konstatuar dhe ndaluar në aksin Tërpan-Zhitom, një mjet që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M. ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Drejtuesin e mjetit, shtetasin E. M., 24 vjeç, banues në Zhitom, Poliçan, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

————-

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim S. Z., 42 vjeç, banues në Poliçan.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Gjithashtu, nga specialistët e Sektorit për Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 47 vjeç, banues në Poliçan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.