Durrës
Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun e Durrësit, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, shtetasin H. L., 25 vjeç dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin A. H., 50 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, të dy banues në Durrës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas informacioneve të mara në rrugë operative se në lokalin në meanxhim të shtetasit H. L., në lagjen nr.16, Durrës, gjendeshin sende të kundraligjshme, kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtij lokali si dhe në automjetin në përdorim të shtetasit A. H., e cila ishte e parkuar përpara lokalit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë të cilat dyshohet se konsumoheshin në ambientet e lokalit në përdorim të shtetasit H. L., si dhe një armë sportive (manovër).
—
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasin:
E. Z., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit që menaxhonte, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lotarive të basteve sportive.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 telefona celularë, me anë të të cilëve ky shtetas ushtronte këtë aktivitet, si dhe 36.500 lekë dhe 50 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
—
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi I. T., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.