Durrës – Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasit:

– S. B., 35 vjeç dhe A. Z., 39 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke ndihmuar shtetasit H. G., 48 vjeçe dhe S. G., 46 vjeç, banues në Kosovë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të veprimeve nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit H. G. dhe S. G.;

– A. I., 43 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke ndihmuar shtetasit B. M., T. K., D. M., Y. M. dhe A. M., që të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Në përfundim të veprimeve nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. M. dhe T. K.

Po nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi G. Sh., 33 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin J. B., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 33 vjeç, banues në Maminas, Shijak, pasi ka vjedhur një derë, në banesën e shtetasit L. Gj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. P., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.