Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. B., 69 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij;
S. M., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses dhe e ka kanosur atë.
Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim S. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.