Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturve”, shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Specialistët e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit A. K., 28 vjeç, banues në Prizren, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin D. B., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan prokurorive përkatëse të Durrësit dhe Shkodrës, për veprime të mëtejshme.